E shtuna është dita më e rëndësishme e Kongresit 3-ditorë të Partisë Socialiste. Krahas zgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, në këtë Kongres do të votohet dhe për ndryshimet në statut.
Kongresin do ta përshëndesë Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Stanishev. Ndërkohë, do të ketë disa raportime, për çështjet e brendshme organizative të partisë, por kryesorja të qeverisjes së mazhorancës.
Rindërtimi pas tërmetit, drejtësia, energjetika, infrastruktura, legalizimet, turizmi dh integrimi, do të jetë tema mbi të cilat do të jepet llogari në Kongres.
Ndërkohë, mësohet se do të bëhet publike dhe agjenda politike e PS-së deri në qershor të 2021, kur do të mbahen dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, 8 prej socialistëve të vjetër si Arta Dade, Eva Allushi, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, i kanë dërguar një letër të hapur Kongresit të titulluar: Mocion për reformimin e Partisë.
Në të, kërkohet liri fjale, integritet, votim i ndershëm dhe drejtim kolegjial i Partisë Socialiste, si dhe qeverisje të majtë demokratike. Sipas mocionit, kreu i PS nuk mund të jetë as president, as kryeministër dhe as kryetar bashkie. (A2 Televizion)
