Turistët e papërgjegjshëm, thyejnë statujë 150 vjeçare dhe largohen në fshehtësi

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 17:23 | Aktualitet
Turistët e papërgjegjshëm, thyejnë statujë 150

Administratori i një vile në Itali kërkon ndihmë nga autoritetet për gjetjen e një grupi turistësh gjermanë, të cilët dëmtuan rëndë një statujë të vjetër dhe me vlerë dhe u larguan në fshehtësi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa dy prej turistëve hyjnë brenda shatërvanit për të dalë foto me statujën e “Domina” dhe një i tretë që i shtynë ata, duke i bërë që të rrëzohen bashkë me veprën e artit të artistit Enrico Butti.

Administratori Bruno Golferini, tregon se statuja është 150 vjeçare dhe kushton mbi 200 mijë euro, ndërkohë që riparimi i saj është shumë i vështirë.

Ai ka ngritur një akuzë ndaj 17 turistëve gjermanë, të cilët kishin marrë me qira vilën. (A2 Televizion)

https://youtu.be/-z0r2HVIvfA

A2 CNN Livestream

Latest Videos