Turisti problematik në Romë hipën mbi statuja dhe zhytet në shatërvanin e Trevit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 17:33 | Bota

Zhveshja lakuriq në shatërvanin e famshëm të Fontana di Trevi dhe përdhosja e këtij simboli të Romës nga turistët është bërë i zakonshëm gjatë viteve të fundit.

Sjelljet e këqija të turistëve kanë xhindosur në vazhdimësi italianët dhe u rikthyen në vëmendje këtë verë pasi një çift britanik gdhendën emrat e tyre në murin e Koloseut të lashtë të Romës.

Me turizmin e rikthyer në nivelet e para-pandemisë, turistët duket se po shkaktojnë kaos rreth monumenteve antike dhe rasti më i fundit është regjistruar sërish në Romë.

Këtë herë sipas një videoje të publikuar nga faqja demaskuese “Welcome to Favelas”, një burrë është ngjitur në statujat e shatërvanit të Trevit dhe më pas është zhytur në ujë.

Akti i tij është shoqëruar me duartrokitje dhe të qeshura nga të pranishmit, por jo nga policia italiane, që e ka gjobitur “zhytësin” problematik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/01/nga-larja-nudo-ne-trevi-te-shkaravina-mbi-koloseun-rastet-kur-turistet-perdhosen-historine-ne-itali/

A2 CNN Livestream

Latest Videos