
Prokuroria e Posaçme mori në pyetje nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Burime pranë SPAK benë me dije se Vasili dha shpjegime për llogari të hetimit për lobimin e LSI-së në SHBA.
Ne dalje nga gjykata Vasili tha se iu pergjigj interesit te prokuroreve, por pa specifikuar asnje detaj. Hetimet mbi lobimin ne SHBA nisen pas kallëzimit ne SPAK nga deputeti Halit Valteri.
Në këtë kallëzim ai ngriti pretendime duke e akuzuar ish-presidentin Ilir Meta dhe tre persona të tjerë për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”.
Kallëzimi i tij mori shkas nga një publikim në një media austriake, që fliste për kontrata lobimi në SHBA, të padeklaruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Sipas kallëzimit, lobimi është financuar përmes kompanive offshore në Qipro, me qëllim sigurimin e një fotoje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. (A2 Televizion)