Turizmi për mbijetesë, një vit pas tërmetit, mori goditje të dyfishtë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 16:26 | Ekonomi
Turizmi për mbijetesë, një vit pas tërmetit, mori goditje

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia kanë dhënë një goditje të dyfishtë për bizneset në fushën e turizmit, veçanërisht në zonat ku pati edhe dëmet më të mëdha në infrastrukturë. Kryetari i Shoqatës së Turizmit për Durrësin, Eduart Xhepa, shpjegon se hotelet, restorantet dhe i gjithë zinxhiri mbështetës i këtij sektori, sot është në vështirësi të mëdha financiare.

Sipas Xhepës, sezoni veror pati një efekt të rëndësishëm, megjithatë humbjet ishin të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. Në këto kushte, punonjësit e industrisë së turizmit, pa mbështetje direkte nga qeveria, sot rrezikojnë pagat dhe vendet e punës.

Raporti zyrtar i vlerësimit të pasojave të tërmetit cilëson se dëmet dhe humbjet në sektorin e turizmit kapën një vlerë prej 90 milionë eurosh, teksa 18 struktura akomoduese dhe 42 restorante dhe bare u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Krahas rikonstruksioneve, raporti thekson se sektori do të ketë nevojë për programe trajnimi, fushata promocionale dhe madje ndryshime legjislative në mënyrë që të rimëkëmbet sa më shpejt dhe të ketë mundësi të reagojë më mirë në të ardhmen. Diçka e tillë sipas përfaqësuesve të industrisë, ende nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos