Rindërtimi nga tërmeti, Mazniku: 55 banesa kanë përfunduar në Tiranë, deri në fund të vitit mbarojmë edhe 150 të tjera

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 22:12 | Ekonomi
Rindërtimi nga tërmeti, Mazniku: 55 banesa kanë përfunduar

Në A2 Business Week, ku u diskutua mbi procesin e rindërtimit pas tërmetit të një viti më parë, Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, theksoi se deri tani në kryeqytet kanë përfunduar 55 banesa, ndërsa deri në fund të vitit do të përfundojnë edhe 150 ndërtesa të tjera.

“Ne kemi 2600 aplikime për banesa që janë të nivelit DS4 ose DS5, prej të cilave 889 raste janë shpallur fitues, ndërsa për 400 banesa ka filluar dëmtimi. Sot kemi 55 banesa në të cilat njerëzit kanë nisur të banojnë aty. Deri në fund të dhjetorit do të kemi edhe 150 ndërtesa të tjera të përfunduara, ndërsa në janar shkurt do të kemi gati edhe ndërtesat e tjera”, u shpreh Mazniku.

Ndërkohë, Agron Haxhmali, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, kritikoi procesin e vlerësimit, duke theksuar se një numër i konsiderueshëm banorësh të prekur nga tërmeti kanë mbetur jashtë ndihmës. “Në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, çdo ditë ka qytetarë që kërkojnë të bëjnë aplikime, duke e kontestuar procesin e vlerësimit dhe të rivlerësimit të pronave”, tha Haxhimali. (A2 Televizion)

https://youtu.be/nOMzg7jdODA

A2 CNN Livestream

Latest Videos