All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Turqia bllokoi shqyrtimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, burime: Ka “kërkesa“ për të ndryshuar mendje

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 23:33 | Bota
Turqia bllokoi shqyrtimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO,
All - Paragraf - 1

Turqia ka bllokuar NATO-n në shqyrtimin paraprak të kërkesës të aderimit të Suedisë dhe Finlandës në organizatën ushtarake. Lajmi vjen nga burime të Financial Times, dhe i referohet veto-s që Ankaraja ka vënë sot gjatë një mbledhje të ambasadorëve të NATO-s.

Por më shumë se një refuzim, ajo turke sipas këtyre burimeve ishte në fakt paraqitje e një listë kërkesash për dy vendet kandidate, por edhe për aleatët e NATO-s.   

All - Paragraf - 3

“Nuk po themi se këto vende nuk mund të jenë pjesë e NATO-s, por që sa më parë do të kemi një marrëveshje, aq më parë mund të fillojnë diskutimet”, mësohet të kenë thënë diplomatët turq .

Por cilat mund të jenë bazat e kësaj marrëveshje? Në radhë të parë, ajo e hershme për ekstradimin në Turqi të 30 personave të cilësuar nga qeveria turke si terroristë. Një kërkesë e vjetër, kjo, por që tani shndërrohet në një pikë kyçe, saqë u përsërit sot nga vetë presidenti Erdogan në Parlament. “Kanë refuzuar të na i japin. Nuk na ktheni terroristët dhe pastaj pretendoni mbështetjen tonë për NATO” janë fjalët e Erdogan, sipas agjencisë turke Anadolu.

https://a2news.com/2022/05/13/te-mos-perserisim-gabimin-si-me-greqine-erdogan-kunder-futjes-se-suedise-dhe-finlandes-ne-nato/

Negociatat midis diplomateve turq dhe ato skandinavë kanë vijuar gjithsesi gjatë gjithë ditës, dhe sekretari i NATO Jens Stoltenberg ka treguar një lloj optimizmi duke deklaruar se dy vendet mund të formalizojnë anëtarësimin “afërsisht pas dy muajsh”.

All - Paragraf - 6

Ndërkohë, qarkullon në kanceleritë perëndimore një listë “dëshirash” që Erdogan i ka dërguar vendeve europiane dhe Uashingtonit për të ndërruar mendje.

https://a2news.com/2022/05/17/erdogan-nuk-terhiqet-kundershton-anetaresimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato/

Ndër to, flitet për heqjen e kufizimeve mbi tregtinë e armëve, përfshirja në programin europian për furnizimin me avionë F-35 si dhe heqja e sanksioneve për blerjen e raketave ruse S-400. Një listë kjo që gjithsesi gjatë mbrëmjes Pentagoni nuk ka zyrtarizuar, por as ka mohuar kategorikisht. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos