Mëngjesin e së shtunës Turqia qendrore është goditur nga dy tërmete të fuqishme. Fillimisht është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.9 në orën 08:00, epiqendra e të cilit ka qenë 90 kilometra në veri të Ankarasë.
Rreth 3 minuta më pas, thuajse në të njëjtën zonë, është regjistruar një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 5.1.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Po ashtu, në orët e para të së shtunës, është regjistruar një tërmet i lehtë 3.5 ballë edhe në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 8 kilometra në veriperëndim të Bulqizës. (A2 Televizion)
