
Në Kosovë, janë 94 personat e prekur nga Covid-19, 13 prej tyre në Prishtinë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të rinjtë nga mosha 20 deri në 29 vjeç, janë prekur më së shumti nga koronavirusi në vend. Vetëm 9 persona janë mbi moshën 70-vjeçare.
Në Greqi shkon në 37 bilanci i viktimave të Covid-19, 5 prej të cilëve u shënuan në 24 orët e fundit. Mes tyre është edhe një 40-vjeçar. Gjithashtu, Maqedonia e Veriut njoftoi se dy persona kishin ndërruar jetë; një i moshuar 91 vjeç, dhe një 31-vjeçar me probleme obeziteti që bëhet viktima më e re e koronavirusit në vend. Numri total i të prekurve në këtë vend është 257. (A2 Televizion)