Autoritetet meksikane kanë lëshuar alarmin pas riaktivizimit të vullkanit Popocatepetl në Ditën e Krishtlindjes.
Vullkani, krateri i të cilit është mbi 5 mijë metra mbi nivelin e detit, ndodhet vetëm 72 kilometra nga Mexico City.
Agjencia meksikane për parandalimin e katastrofave lëshoi një alarm të “verdhë”, të nivelit të dytë, duke dhënë një paralajmërim të parë për banorët që ndodhen në zonat afër vullkanit.
Rreth 25 milionë persona jetojnë brenda një perimetri prej më pak se 100 kilometrash nga krateri i vullkanit. Vullkani ka qenë aktiv në fillim të këtij viti, por ishte qetësuar para se aktiviteti të rikthehej sërish në nivele të ulëta në nëntor. (A2 Televizion)