Banorët e Korçës duket se nuk po e trajtojnë me seriozitet situatën e krijuar nga koronavirusi në shumë vende të botës.
Edhe pse qeveria herë pas herë ka forcuar masat e sigurisë dhe ka shtuar thirrjet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse, në Korçë nuk duan t’ia dinë.
Banorët e këtij qyteti mezi presin orën 16:00 për të dalë nga banesat e tyre dhe për të vijuar xhiron sikur të jemi në një situatë normale dhe kërcënimi nga virusi ka marrë fund.
Kodrat e qytetit dhe parku janë vendet e preferuara të korçarëve për 2 orët e lejuara pasdite. Duket qartë neglizhenca e qytetarëve që nuk përdorin as doreza e as maska mbrojtëse.
Policia vijon monitorimet në këto zona kryesisht për automjetet që janë pa autorizim ndërkohë që duhet të zbatojnë detyrimet dhe për këta qytetarë. (A2 Televizion)