Tyson tregon se si nuk i mbeti më asgjë nga 500 milionë dollarët e fituara nga boksi

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 21:31 | Sporte të tjera
Tyson tregon se si nuk i mbeti më asgjë nga 500 milionë

Mike Tyson është një nga boksierët më të mirë në histori. Por, ai nuk është i famshëm vetëm për bëmat brenda ringut, por sidomos jashtë tij. Dhe kjo është arsyeja pse pasuria e tij e jashtëzakonshme “avulloi” si pa kuptuar.

Në një intervistë për “The Pivot”, Tyson pranoi se nuk i ka mbetur më asgjë nga paratë që ka fituar nga boksi.

“1 milion dollarët e fundit i shpenzova për rehabilitim. Nga 500 milionët që kisha fituar, nuk mbeti më asgjë. Ikën të gjitha për 15 vite. Edhe pse duken shumë para, mbaruan. I shpenzova me femra dhe me festa të çmendura”, tha Tyson. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/22/mike-tyson-refuzoi-25-milione-per-tu-ndeshur-me-evander-holyfield/

A2 CNN Livestream

Latest Videos