MotoGP, fitorja e dytë radhazi për italianin Bagniaia

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 14:57 | Sporte të tjera
MotoGP, fitorja e dytë radhazi për italianin Bagniaia

Pasi triumfoi në Assen të Holandës, Francesco Bagniaia fitoi edhe garën e Silverstone, në Britaninë e Madhe.

Piloti italian i Ducati konfirmoi në Angli formën e shkëlqyer që po kalon, duke i rezistuar sulmeve të spanjollit Maverick Vinales, për të prerë i pari vijën e finishit.

Në vend të tretë përfundoi piloti tjetër i Ducati, australiani Jack Miller.

Me këtë fitore të radhës, Bagniaia shkurton në 50 pikë diferencën me kryesuesin e renditjes së përgjithshme, francezin Fabio Quartararo, i cili e mbylli në vendin e 8 garën e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos