U aksidentua me furgonin e Postës Shqiptare, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 35-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 14:22 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës, ku dy mjete janë përplasur, një prej tyre furgon i Postës Shqiptare.

35-vjeçari Kristi Plluska mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë nga automjeti i aksidentuar.

Ai u transportua për ndihmë më te specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të shumta, ka ndërruar jetë pasditen e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos