U akuzua nga PD se fitoi padrejtësisht tenderin për ushqimet, reagon firma maqedonase

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 20:11 | Aktualitet

Firma maqedonase, Adel Holding ka reaguar zyrtarisht pas akuzave nga Partia Demokratike e Shqipërisë ndaj saj se ka fituar në shkelje të ligjit një tender me vlerë 1.5 milionë euro me Ministrinë e Mbrojtjes për blerjen e artikujve ushqimore për familjet në nevojë.

Kompania maqedonase, e cila sipas PD-së operon në fushën e kompjuterave, sqaron se prej vitesh ka eksperiencë në sektorë të ndryshme të biznesit dhe një prej tyre është dhe ajo e tregtimit të ushqimeve.

Në fund, Adel Holding përgënjeshtron dhe vlerën e tenderit të fituar, e cila sipas saj është 830 mijë euro dhe jo 1.5 mln siç deklaron Selia Blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos