Projekti për sfidën kundër koronavirusit, prezantohet "Hack the Crisis - Albania"

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 16:39 | Aktualitet
Projekti për sfidën kundër koronavirusit, prezantohet "Hack

Më shumë se 200 persona, pjesë e komunitetit të inovacionit dhe teknologjisë shqiptare iu bashkuan online bashkuan "Hack the Crisis - Albania", një ngjarje virtuale për inovacionin për të krijuar zgjidhje se si të shpëtojnë jetë, të mbështesin komunitetin dhe të forcojnë ekonominë në këto kohë sfiduese.

Ky format i ngjarjeve, i referuar gjithashtu si "Hackathon" financohet nga përfaqësia e BE-së në Shqipëri, Crazytown, Finland & Coolab dhe mbi 30 institucione partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 40 mentorë.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë prezantimi të hapjes së Hachakthon deklaroi se e gjithë bota është bërë bashkë në luftën kundër koronavirusit dhe duhet zgjidhje për të na bashkuar në këto ditë distancimi.

"Bashkë-krijimi, bashkë-zhvillimi dhe bashkë-hartimi me mjete virtuale - siç është bërë në këtë Hackathon - është një mundësi për të na bashkuar në këto ditë të "distancimit shoqëror", tha Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos