
Kampioni i ri i padiskutueshëm botëror në boks i peshave super të lehta, Josh Taylor zbulon se ka humbur të gjitha brezat e titujve vetëm disa ditë pasi i fitoi ato në përballjen me Jose Ramirez.
Skocezi, i cili shkruajti emrin e tij në librat e historisë, duke u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm botëror i Britanisë në boks, pretendon se United Airlines kishte bërë një gabim dhe rripat e tij aktualisht janë 'diku në Dallas'.
Taylor u kthye në Mbretërinë e Bashkuar të martën në mbrëmje pas fitores së tij historike ndaj Ramirez, të cilin ai e hodhi dy herë në tapet. (A2 Televizion)