Vdes në moshën 81-vjeçare ish-bosi i FIA-s, Max Mosley

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 16:46 | Sporte të tjera

Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Max Mosley, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Mosley, e cili e nisi karrierën si pilot në garat me motorë dhe makina, shërbeu edhe në Formula 1.

Ai u bë president i FIA-s në vitin 1993, post nga i cili hoqi dorë në vitin 2009. Pas vitit 2008, kur në mediat britanike nisën të qarkullonin foto dhe histori të jetës së tij private dhe akuza për lidhje me nazizmin, ai ndërmori një fushata për rregulla më strikte për ruajtjen e privatësisë.

Bernie Ecclestone, ish-CEO i Formula 1, dhe ish-partner i Moseley-t në biznes, tha se kishte humbur një vëlla. “Ai ka bërë shumë gjëra të mira për sportet motorike dhe për sigurinë në to”, tha Ecclestone.

Mosley ishte djali më i vogël i Oswald Mosley, ish-udhëheqësi i Bashkimit të Fashistëve të Britanisë, dhe Diana Mitford. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos