
Një vit më parë, Ajax pati një ecuri të jashtëzakonshme në Champions League, duke arritur deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ku gjatë rrugës eliminoi edhe Realin e Madridit.
Në Holandë pati shumë dëshpërim kur Tottenham eliminoi Ajax-in në sekondat e fundit të ndeshjes së dytë dhe shkoi në finale ndaj Liverpool.
Megjithatë, më shumë se sa finalja, skuadra e Ajax-it ka përfituar nga talentet që kishte një sezon më parë, duke arkëtuar 220 milionë euro.
Shifra rekord, të cilat nisëm me shitjen e De Jong te Barcellona, De Ligt te Juventusi, Wöber, Dolberg e deri te Hakim Ziyech, për të cilin Chelsea do të paguajë 44 milionë euro kur ai të kalojë në Londër gjatë verës. (A2 Televizion)