Ziyech te Chelsea, 44 mln euro në arkat e Ajax-it

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 14:51 | Futboll
Ziyech te Chelsea, 44 mln euro në arkat e Ajax-it

Pak muaj pasi u përballën në fushë për Champions League, Chelsea dhe Ajax u rikthyen sërish këtë herë në të njëjtën tavolinë bisedimi.

Dy klubet gjetën akordin për e yllin e holandezëve, Hakim Ziyech, i cili do të jetë lojtari më i ri i bluve të Londrës. Gjithçka është e kryer, me klubin e Ajax që konfirmoi mbylljen me sukses të operacionit.

Hakim Ziyech do të veshë fanellën e Chelsea-t prej 1 qershorit të këtij viti, ndërsa në arkat e klubit holandez do të derdhen 44 milion euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos