U filmua duke tërhequr një dhi me makinë, procedohet penalisht 58-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 10:23 | Aktualitet

Një 58-vjeçar në Tiranë që tërhiqte një dhi me makinë është proceduar penalisht.

Puna për verifikimin e drejtuesit të mjetit nisi pas publikimit të videos që tregonte kafshën e lidhur pas makinës në një rrugë automjetesh në kryeqytet.

Pas verifikimeve, policia njofton se 58-vjeçari e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 

Drejtuesit të makinës iu vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos