Një gardiane burgu në Britani u largua nga detyra pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej ndërsa puthte me pasion një nga të dënuarit.
Në video tregohet oficerja e sigurisë ndërsa kalon çaste afrimiteti me të dënuarin Kevin Hog në burgun e Addiewell në West Lothian.
Sipas të dhënave, gardiania nuk e dinte që po filmohej dhe se në momentin që doli videoja ajo u detyrua të jepte dorëheqjen.
Dyshohet se kamera që filmoi gjithçka ishte vendosur nga vetë i dënuar Hogg i cili duhet të kalojë tre vite në burg për shkelje të kodit rrugor. (A2 Televizion)