Melburni goditet nga tërmeti më i fuqishëm i 120 viteve të fundit

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 14:14 | Bota
Melburni goditet nga tërmeti më i fuqishëm i 120 viteve të

Rajoni i Melburnit u godit mesnatën e së dielës nga një tërmet, i cili sipas autoriteteve australiane, ishte një ndër më të fortët që ka goditur qytetin australian në 120  vitet e fundit.

Lëkundjet me magnitudë 3.8 Rihter u regjistruan pak para mesnate duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme shumë të vogla materiale.

Një shkencëtar i Kërkimeve Sizmologjike shpjegon se këto lëkundje ishin ndër më të fortat, pas tërmetit 4.5 Rihter që goditi zonën në vitin 1902.

Sipas CNN, Melburni në muajin prill tejkaloi Sidnei si qyteti më i populluar në Australi, me shumë prej 5.8 milionë banorëve që kishin diçka për të treguar pas tërmetit të mesnatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos