U kap me 12 mijë euro të padeklaruara e kanabis, arrestohet 41-vjeçari turk në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 10:13 | Aktualitet
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara e kanabis, arrestohet

Një 41-vjeçar turk është vënë në pranga në Portin e Durrësit pasi iu gjet një sasi parash të padeklaruara dhe një sasi lënde narkotike.

Bëhet e ditur se shtetasi turk u ndalua për kontrolle të detajuara pasi policia kishte dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar, 

Më pas, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaporta origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.

Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur 41-vjeçari ishte e falsifikuar.

Mbi 41-vjeçarin, banues në Barcelonë rëndojnë veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos