
Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Fierit për Albi Mecinin, i cili u ndalua në orët e para të mëngjesit të djeshëm me 21,3 kg lëndë plasëse artizanale.
Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtar Nertil Dushku, ndërsa prokuror i çështjes ka qenë Aida Cakaj dhe avokat Klaudio Dhima.
Burime për A2 CNN nga salla e gjyqit pohuan se seanca është zhvilluar për zhdukjen e dy personave në Sarandë.
Mecini nuk ka pranuar asgjë dhe ka pohuar vetëm se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. (A2 Televizion)