Tjetër plagosje me thikë, arrestohet i riu që qëlloi 21-vjeçarin në Sarandë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 10:55 | Kronikë
Tjetër plagosje me thikë, arrestohet i riu që qëlloi

Një tjetër plagosje me thikë pas asaj në Ballsh, është regjistruar sot në Sarandë. Policia njofton se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka plagosur me thikë një 21-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin 20-vjeçar.

Njoftimi i Policisë Sarandë

Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.    

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos