U kapën me emigrantë të paligjshëm, një në pranga, një në kërkim

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 12:54 | Kronikë
U kapën me emigrantë të paligjshëm, një në pranga,

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një person dhe shpalli në kërkim një tjetër, për veprën penale “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në kuadër të Planit Operacional "Joint Action Days", u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit I.M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim S.B. 23 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

Shtetasi I.M. u arrestua në flagrancë në dalje të Pogradecit pasi po transportonte me mjetin e tij drejt Tiranës 3 shtetas të huaj, kundrejt fitimit. Shtetasit e huaj dyshohet se më pas do të udhëtonin drejt Shkodrës, për të kaluar në Malin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos