
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Larushk të Krujës ku ka humbur jetën një 23-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Mitsubishi" ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)