U konfliktua me armë dy vite më parë, arrestohet nga policia

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 13:23 | Kronikë
U konfliktua me armë dy vite më parë, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim dy vite më parë për një përplasje me armë zjarri, të ndodhur pranë ambienteve të një lokali në kryeqytet.

Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, forcat e policisë organizuan operacionit në fund të të cilit u arrestua në rrugën "Babë Rexha", shtetasi Xh. V., 27 vjeç.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën "Frosina Plaku", shtetasi Xh. V. u konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas për motive të dobëta. Pas ngjarjes, policia arrestoi 3 persona të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. 

Sipas të dhënave të policisë, ky shtetas ka qenë i dënuar më herët për kundërshtim me dhunë të efektivëve të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos