21 persona janë konfirmuar të vdekur pasi stuhi e fuqishme, me erë të fortë dhe breshër goditi një zonë në veriperëndim të Kinës, aty ku po mbahej një maratonë 100 kilometra e gjatë.
Gara u ndërpre kur shumë nga garuesit u zhduken dhe menjëherë nisi një operacion i madh shpëtimi. Shumë nga garuesit të cilët mbetën të bllokuar vuanin nga hipotermia.
Gara nisi rreth orës 09:00 të së shtunës dhe shumë nga pjesëmarrësit ishin të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe bluza.
Pjesëmarrësit thanë pas tragjedisë se moti me shiu ishte parashikuar, por jo aq ekstrem se sa ata e përjetuan. (A2 Televizion)