U nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 128 orësh, momenti emocionues kur foshnja bashkohet me mamanë pas 54 ditësh

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 08:21 | Aktualitet

Mediat turke kanë publikuar pamjet emocionuese të një foshnjeje në Turqi që kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të shkurtit dhe që më në fund është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.

Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.

Ajo ishte quajtur Gizem nga autoritetet mjekësore që u kujdesën për të pasi ajo u shpëtua. Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.

Ministrja postoi në Twitter një video të ribashkimit të hënën, ku dyshja shihet duke u përqafuar në shtratin e spitalit në Adana. Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetin që vrau më shumë se 50 mijë njerëz. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/gruaja-sjell-ne-jete-femijen-ne-rrenojat-e-termetit/
https://a2news.com/2023/02/08/gjendet-i-gjalle-nje-tjeter-femije-ne-germadhat-e-termetit-ne-turqi-nena-e-kishte-mbrojtur-me-trup/
https://a2news.com/2023/02/14/shume-nga-ata-qe-mbijetuan-mbeten-jetime-7-milione-femije-jane-prekur-nga-termeti-ne-turqi-e-siri/
https://a2news.com/2023/02/16/simbol-i-shpreses-dhe-mrekullise-femijet-e-shpetuar-nga-rrenojat-e-godinave-te-shembura-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos