
Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në qytetin e Elbasanit, pasi është përfshirë në një aksident rrugor.
Mësohet se teksa ishte duke lëvizur me një motor, ai është përplasur me një makinë policie. Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Vetëm pak orë pas aksidentit, ai ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se viktima është shtetasi 65-vjeçar me inicialet K.M.
Po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)