
Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçari, i akuzuar se mesditën e datës 31.12.2021 u përpoq të vriste me armë zjarri një 36 vjeçar.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha Policia. (A2 Televizion)