
Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit Administrativ, që pezulloi nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Afred Shehu.
Dy prokurorët u emëruan në Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ky vendim u kundërshtua në rrugë gjyqësore nga prokurorja Sonila Muhametaj, që pretendoi pavlefshmëri të praktikës së vlerësimit të tyre nga KLP.
Pretendimet e prokurores Muhametaj gjetën mbështetjen e Apelit Administrativ në datën 24 maj 2022.
Në këtë vendim Apeli vendosi të konstatojë të pavlefshëm vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin si prokurorë në SPAK të Gokajt edhe Shehut.
Vendimi në fjalë nuk u ekzekutua, pasi KLP iu drejtua me herët Gjykatës së Lartë me një kërkesë për “pezullimin e ekzekutimit të vendimit”.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë çështja duhet të kthehet për rigjykim në Apel ku duhet të rishqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese. (A2 Televizion)