Ukraina bën me dije se ka shkatërruar një anije të madhe të ushtrisë ruse, e cila disa ditë më parë u shfaq në mediat shtetërore ruse, ndërsa zbarkonte armatime në portin e pushtuar ukrainas.
Përmes një deklarate për shtyp, marina ukrainase tregon se sulmi ndaj luftanijes Orsk ishte direkt dhe tepër efikas, ndërsa ai qëndronte i ankoruar në portin e Berdyansk, në jug të Ukrainës.
Dhjetëra foto dhe video janë postuar online ku shihet një re e madhe zjarri dhe tymi nga luftanija.
Tri ditë më parë, media ruse thurën lavde për këtë anije luftimi, e cila sipas tyre po furnizonte dhe forconte trupa ushtarake ruse të vendosura pranë Mariupolit. (A2 Televizion)