Koreja e Veriut lëshon raketën balistike ndërkontinentale

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 10:32 | Bota
Koreja e Veriut lëshon raketën balistike ndërkontinentale

Koreja e Veriut ka lëshuar, këtë të enjte, raketën e parë balistike ndërkontinentale në më shumë se katër vjet, ndërsa në Bruksel po mbahet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për sigurinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, sipas së cilës, raketa ka arritur një lartësi prej rreth 6 mijë kilometrash para se të binte në det, pranë brigjeve perëndimore të Japonisë. Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes së Japonisë, Makoto Oniki, raketa ka rënë brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Japonisë.

Raketa e fundit përbën testin e 11-të nga Koreja e Veriut, duke përfshirë edhe atë të 16 marsit që konsiderohet si testim i dështuar.

Ndërsa në Ukrainë agresioni rus është në ditën e 29-të, liderët botërorë janë takuar, këtë të enjte, në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, ku do të diskutohet për reagimin ndaj Rusisë pushtuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos