U rrëzua dje në kanionet e Gjipesë dhe theu këmbën, nxirret sot turisti polak

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 11:32 | Kronikë

Një turist polak, i cili u rrëzua ditën e djeshme në kanionet e Gjipesë dhe theu këmbën, është nxjerrë sot nga shërbimet e policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe falë ndihmës së një alpinisti nga Vlora, Kosta Xhaho.

24-vjeçari me inicialet A.P. kërkoi dje ndihmën e policisë dhe, sipas njoftimit zyrtar, “pas një pune profesionale në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën, për shkak të terrenit mjaft të vështirë, dhe duke treguar kujdes që turisti të mos dëmtohej më shumë, paraditen e sotme, u bë e mundur nxjerrja e shtetasit polak dhe transportimi i tij për ndihmë mjekësore”.

Policia shton se turisti polak “është aktualisht jashtë rrezikut për jetën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos