
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon pafajësi në Apelin e Krimeve të Rënda. Mesditën e së enjtes, avokati i Tahirit, ka depozituar ankim për vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve, që fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”.
Të premten, pritet që vendimi të ankimohet edhe nga Prokuroria. Në vendimin e shpallur në 19 shtator, Tahiri u shpall i pafajshëm për veprat penale në lidhje me trafikun e drogës, por u fajësua për “shpërdorim të detyrës”.
Dënimi i tij me 5 vjet burg u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi lënien e tij në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare.
(A2 Televizion)