U shpall “non grata” nga SHBA, jep dorëheqjen zyrtari i lartë në Paraguai

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 09:11 | Bota
U shpall “non grata” nga SHBA, jep dorëheqjen zyrtari i

Zëvendëspresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez, dhe ndihmësi i tij Juan Carlos Duarte janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me arsyetimin “korrupsion i thellë”.

Menjëherë pas njoftimit në Tëitter nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, Velazquez njoftoi se do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqej nga gara për presidencën.

Velazquez e mohoi akuzën, por tha se, për të “mbrojtur” partinë e tij, ai do të paraqiste dorëheqjen: “Flas me ndërgjegje të pastër, nuk e kam bërë atë për të cilën më akuzojnë”.

Në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken thuhet se bashkëpunëtori i zotit Velazquez, Juan Carlos Duarte i kishte ofruar ryshfet një zyrtari publik paraguaian për të “penguar një hetim që kërcënonte nënpresidentin dhe interesat e tij financiare”.

Ryshfeti i ofruar ishte mbi 1 milion dollarë, tha në një deklaratë ambasadori amerikan në Paraguaj Marc Ostfield. Juan Carlos Duarte tha se kishte dhënë dorëheqjen dhe do të bashkëpunonte me autoritetet, por nuk komentoi drejtpërdrejt mbi akuzat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos