
Qindra qytetarë në Durrës kanë nxituar në dyert e bashkisë, për dëmshpërblimet për banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dy problematikat kryesore që kanë pasur qytetarët janë heqja e emrit nga lista e miratuar së fundmi nga këshilli bashkiak dhe mospërfitimi i dëmshpërblimit nga bankat pasi u kërkohet një kontratë me bashkinë para se të tërheqin lekët.
Këto problematika kanë bërë që njerëzit të dynden në dyert e bashkisë së Durrësit. Ndërkohë nga bashkia e Durrësit ende nuk ka një reagim zyrtar mbi situatën e krijuar, ndërsa pritet që ankesat të vijojnë pasi në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak janë skualifikuar nga dëmshpërblimi për banesat e dëmtuara mbi 2 mijë persona që iu ishin konstatuar banesat me dëmtime. (A2 Televizion)