U sulmua nga kopeja e qenve, humb jetën 20-vjeçarja

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 10:30 | Bota
U sulmua nga kopeja e qenve, humb jetën 20-vjeçarja

Një 20-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një kope qensh rrugësh në zonën e Serre Catanzaresi në Itali.

Viktima, Simona Cavallaro ishte së bashku më një grup shokësh për piknik në malin Firino, në momentin kur u sulmua nga qentë.

Sipas dëshmive, qentë ishin të shumtë në numër dhe kafshimet e tyre në pika jetike i shkaktuan vajzës vdekjen. Djali që ishte bashkë me vajzën arriti të shpëtonte dhe të fshihej në një shtëpizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos