U vetëdorëzua në polici dy ditë më parë, jepet masa për Skerdian Gabranin

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 13:00 | Kronikë
U vetëdorëzua në polici dy ditë më parë, jepet

Është dhënë masa arrest me burg për Skerdian Gabranin një prej autorëve të vrasjes së Taulant Beqirajt. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike në Vlorë në 3 mars të këtij viti.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe shitje të armëve luftarake dhe municionit.

Skerdian Gabrani u vetëdorëzua në polici sy ditë më parë në 19 maj. Ai ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Taulant Beqirajt.

Pas vetëdorëzimit të tij në Polici reagoi edhe avokati i tij i cili tha se për këtë çështje janë të përfshirë dhe persona të tjerë, ndërsa kërkoi sqarimin e pozicionit të klientit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos