U zunë pritë, këta janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 18:32 | Kronikë

Gjokë dhe Eduard Gurra janë viktimat që u ekzekutuan pasditen e së enjtes në Dukagjin të Shkodrës. 

Mësohet se babë e bir, Gjoka 57-vjeç dhe i biri 31 vjeç u qëlluan me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa shkonin të shihnin banesën të cilën ua dogjën një natë më parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta.

Pas plumbave, babë e bir kanë mbetur të vdekur në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes teksa nuk dihen ende motivet e vrasjes. Gjokë Gurra ishte ish-polic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos