Udhëtimi rekord, përshkon 95 mijë kilometra me makinë elektrike

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 11:12 | Teknologji

Aventurieri Wiebe Wakker e përfundoi në Sideni të Australisë udhëtimin 3-vjeçar me makinën elektrike “Volkswagen Golf”.

E pagëzuar si “Wakker's Plug Me In”, iniciativa kthehet në udhëtimin më të gjatë më makinë elektrike të regjistruar ndonjëherë dhe synon të frymëzojë një të ardhme pa karbon.

Wakker u nis nga Holanda në 15 mars të 2016-tës dhe përshkoi mbi 95 mijë kilometra përgjatë 1119 ditësh. Ai vizitoi 33 vende, ku twrhoqi vëmendjen për jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e makinave elektrike.

Video të shfaqura nga vetë Wakker, treguan se si kishte siguruar mbështetjen e të huajve rreth globit, të cilët i kishin ofruar ushqim, strehim dhe mjete për karikimin e automjetit gjatë udhëtimit.

Pak pas orës 14:00, aventurieri holandez dhe autokolona e makinave të tjera elektrike kaluan të famshmen “Harbor Bridge”, para se të përfundonin udhëtimin në kopshtet botanike mbretërore, pranë operës së Sidnit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos