Një video tregon momentin tragjik kur një çift bashkëshortësh rusë është përplasur me avion, duke humbur jetën.
69-vjeçari Yuri Samofalov dhe gruaja e tij, 67-vjeçarja Tatyana Pokoevaya, sapo ishin nisur me avionin privat dyvendësh nga Moska, kur problemet në mjetin ajror bënë që ai të rrëzohej disa sekonda pas nisjes.
Biznesmeni dhe gruaja e tij gjetën vdekjen e menjëherëshme.
Autoritetet ruse njoftuan se avioni nuk kishte marrë leje për të udhëtuar për shkak të erërave të forta. Mediat ruse publikuan se kjo ishte hera e parë që çifti udhëtonte bashkë me avion. (A2 Televizion)