Ndeshja kualifikuese e 17 nëntorit Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.
Në faqen e saj zyrtare, UEFA ka vendosur ditën e hënë stadiumin ku do të luhet takimi, gjë që mungonte në informacionin paraprak të ndeshjes, duke ngjallur dyshime nëse përballja me kampionët e Botës do të zhvillohej në Tiranë.

“Arena Kombëtare” u testua të dielën me ndeshjen e futbollit të femrave Vllaznia-Apolonia. (A2 Televizion)