Ujë me kripë në vend të vaksinës, mbi 8 mijë vetë duhet të rivaksinohen në Gjermani

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 16:26 | Bota
Ujë me kripë në vend të vaksinës, mbi 8 mijë

Mendonin se kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit, por në trup u ishte injektuar thjesht ujë me kripë. Autoritetet në gjermani u kanë kërkuar më shumë se 8 mijë personave të rivaksinohen pasi dyshohet se një infermiere, e cila ishte kundër imunizimit, kishte aplikuar ujë me kripë në vend të vaksinës. Policia po heton veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland, pranë detit të veriut. Fillimisht besohej se vetëm 6 persona kishin marrë solucionin e padëmshëm në mars dhe në prill. ishte vetë gruaja që e kishte pranuar këtë, për të justifikuar faktin se ishte kapur duke hedhur një shishkë vaksine në dysheme.

Por ndërsa hetimet vijuan, u bë e qartë se më shumë qytetarë kishin marrë ujin me kripë në vend të vaksinës së Pfizer.

Shumica e personave të mashtruar, janë mbi 70 vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga pandemia. inspektori Peter Beer, i cituar nga Süddeutsche Zeitung, tha se infermierja 40 vjeçare ndante informacione kritike mbi koronavirusin në rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos