“Ujku i Vetmuar”, njeriu më i pasur në Kinë, biznesmeni që shet ujë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 12:55 | Bota
“Ujku i Vetmuar”, njeriu më i pasur në Kinë,

Kina tashmë ka një tjetër biznesmen që kryeson listën e më të pasurve dhe ai shet ujë të ambalazhuar.

Zhong Shanshan e krijoi kompaninë e tij të ujit “Nongfu Spring” në vitin 1996 në provincën lindore të Zhejian dhe tashmë ai ka marrë mantelin e më të pasurit që mbahej nga themeluesi i Alibaba, Jack Ma.

Indexi i Miliarderëve të Bloomberg e vlerëson pasurinë e Shanshan në 58.7 miliardë dollarë, e cila ka arritur në këto nivele falë aksioneve që ka në një kompani prodhimi vaksinash.

I njohur ndryshme me nofkën “Ujku i vetmuar”, Zhong është tashmë personi i dytë më i pasur në Azi pas miliarderit të Industrive Reliance në Indi, Mukesh Ambani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos