
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit nga njëra anë dhe Emirateve të Bashkuara e Bahrejnit në anën tjetër për bashkëpunim, Ministritë e Energjisë në vendet respektive bashkuan forcat për mundësitë e investimeve përfshirë edhe eksportin e gazit natyral në Europë.
Deklaratën konkrete e bëri qeveria e Tel Avivit, sipas së cilës marrëveshja e nënshkruar më 15 shtator nënkupton një mundësi historike për zhvillimin energjitik në rajon.
Eksporti i gazit natyror është vetëm një nga projektet që do të realizojmë në të ardhmen, u tha gjatë deklaratës së saj. (A2 Televizion)