Ukraina bën bilancin, tregon sa territor ka çliruar në javët e fundit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 10:01 | Bota
Ukraina bën bilancin, tregon sa territor ka çliruar në

Ukraina ka çliruar më shumë se 130 km katrorë nga trupat ruse që prej nisjes së kundërofensivës së saj, disa javë më parë.

Lajmi u tha nga zv.ministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila përgëzoi mes të tjerash trupat vendase për trimërinë e treguar në mbrojtje të vendit.

“Ushtria ukrainase vazhdon të avancojë në Melitopol dhe Berdjansk, që gjenden në rajonin Zaporizhzha, pavarësisht rezistencës së ashpër ruse dhe humbjeve të konsiderueshme. Në total, prej nisjes së kundërofensivës, zona e çliruar në jug shkon në 130 kilometra katrorë”, u shpreh zyrtarja e lartë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më herët raportoi se gjatë fundjavës ka zmbrapsur 36 sulme në Liman, Bahmut, Avdivka, Marinaka, teksa mbi 950 ushtarë rusë mbetën në fushëbetejë.

Më 25 qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, diskutoi për kundërofensivën me presidentin amerikan, Joe Biden, duke thënë se palët i kanë koordinuar pozicionet e tyre para samitit të NATO-s që mbahet më 11-12 korrik në Lituani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos